Maks Verstapen është fituesi i fundit i garës së malajzisë në Formula 1 për shkak të mosrinovimit të kësaj piste edhe për sezonin e ardhshëm. Pas aksidentit të javës së shkuar në Singapor me dy Ferrarit, djaloshi holandez është ringritur për të festuar në mënyrën e duhur 20 vjetorin e tij.

Ndërsa për Ferrarin vazhdon të shkoj keq edhe më keq edhe kjo fundjavë. Dje makina e Vetel nuk u bë gati për të shënuar qoftë edhe një kohë të vetme në provat zyrtare dhe u nis i fundit sot. Ndërkohë shoku i tij i skuadrës Kimi Raikonen duhej të nisej i dyti por një problem në sistemin turbo e bën të pamundur nisjen e tij.
Hamilton merr kreun e garës por që në fillim duket se rivalët e tij do jenë dy makinat RedBull. Është pikërisht Verstapen, i cili parakalon Hamilton duke marrë kreun, të cilin nuk do e lëshonte deri në fund të garës. Në krahun tjetër RedBulli tjetër, ai i Riçardo kalon Mercedesin e Botas.

Por njeriu i kësaj gare ishte Sebastian Vetel, i cili e nisi nga vendi i fundit dhe e përfundoj i katërti madje me një tentativë serioze për tu ngjitur në pod. Por fati i keq nuk iu nda as sot Vetl kur Stroll e goditi duke ia nxjerr makinën jashtë funksionit por kjo ndodhi ndërkohë që po bëhej xhiro përshëndetëse ndaj edhe Vetel mbetet tashmë 34 pikë larg Ljuis Hamilton që mban vendin e parë në kampionat.

img_20171001_115238_756 img_20171001_115226_174

Share: