Trajneri i Italisë, Xhakomo Ventura duket se I trembet vetëm një faktori në ndeshjen kundër Shqipërisë. Në një prononcim të dhënë pak ditë para se të luhet kjo sfidë, numri një i pankinës “axurre” ka vënë në dukje faktin se kuqezinjtë mbështeten shumë nga tifozët. 
 
Por, Ventura nuk nënvlerëson as Shqipërin teksa thekson se do të jetë një ndeshje delikate dhe historike, për më tepër kërkon edhe shumë fat si edhe mbështetjen e tifozërisë italiane. Ja deklarat e tij:  
 
“Di që tifozët shqiptarë e ndjekin në masë ekipin e tyre dhe do të jetë një ndeshje historike sepse është e para zyrtare. Shpresojmë që Palermo të na sjelli fat dhe tifozët tanë të na ndihmojnë të kalojmë këtë ndeshje delikate. Kundër Shqipërisë luajmë shansin e kualifikimit”, ishin fjalët e Venturës. 

Deri më sot nuk i kam zgjedhur unë fushat ku luan kombëtarja, nuk kam ndërhyrë kurrë në të tilla aspekte. Isha i pranishëm në stadiumin e Gjenovës, pastaj në Marsejë ku Shqipëria luajti kundër Francës. Tre të katërtat e e stadiumeve ishin mbushur me tifozë shqiptarë. Mendoj se do ta mbushin edhe stadiumin e Palermos. Është një ndeshje historike, përballemi për herë të parë me Shqipërinë. Publiku i Palermos nuk ka zhgënjyer kurrë.”

“Kjo ndeshje me Shqipërinë na jep mundësinë që të shkojmë në Spanjë për të tentuar vendin e parë. Rezultati është shumë i rëndësishëm, por unë jamë shumë i qetë dhe e kam qartë se ëhstë një takim delikat. Kemi grumbulluar shumë të rinj, për të ndërtuar një kombëtare të fortë. Problemi më i madh është kualifikimi. Nëse arrijmë të kualifikohemi, Italia mund të bëjë surprizën e madhe.”

Share: