Trajneri i Arsenalit shprehet publikisht se nuk do të largohet nga pankina e “Topçinjve”, pavarësisht zërave se Ançeloti do të marrë drejtimin në qershor. Venger ka qenë ai që i ka mohuar këto zëra, gjatë një deklaratë për shtyp.

Unë nuk do të largohem nga Arsenali në fund të sezonit. Ne kemi një kontratë dhe jam shumë i sigurt që do të zbatohet. Nuk më interesojnë thashethemet që qarkullojnë në media, e ardhmja ime është vetëm këtu. Sa i përket merkatos, jemi vënë në ndjekje të disa lojtarëve, por në kohët e sotme është shumë e vështirë të transferosh futbollistë. Situata e Ozilit duket më optimiste se ajo e Sancez dhe besoj se ai do të qëndrojë”,- tha Venger.

Arsenali luan nesër kundër Bornemuthit në transfertë dhe Aleksis Sançez është stërvitur rregullisht me ekipin. Të besuarit e Venger kërkojnë marrjen e tri pikëve.

2

 

Share: