Tekniku i Arsenalit, Arsen Venger, foli në një deklaratë për shtyp në lidhje me largimet e mundshme nga Arsenali, por edhe për gjendjen aktuale të ekipit.

“Sançez nuk ka preferuar të rinovojë kontratën dhe dëshira e tij është të largohet. Nëse vjen oferta e duhur, ne do të jemi të gatshëm ta lëmë të lirë. Ndërsa Ozil është i pavendosur dhe ne do të bëjmë të pamundurën që ta mbajmë në skuadër. Ndeshja kundër Çelsit tregoi se skuadra mund të bëjë mirë edhe pa këta dy lojtarë. Mustafi është një nga mbrojtësit më të mirë të cilët kam stërvitur dhe ai është një lider i vërtetë në prapavijë”,- tha tekniku francez.

Ky është sezoni i dytë i Mustafit me “Topçinjtë” dhe ka treguar menjëherë cilësitë e tij.

Share: