Drita e Gjilanit ka udhëtuar sot drejt Shkupit, aty ku e priste miqësorja me ekipin shqiptar me të njëjtin emër.

Ndeshja u mbyll në barazim, 1-1.

Për “vendasit” shënoi Jasharovski, ndërsa Astrit Fazliu shënoi për ekipin e Dritës.

Në fund të ndeshjes drejtuesit e Shkupit shtruan dhe një darkë për miqtë nga Gjilani. Këto të dytët nuk hezituan të falenderojnë homologët e Shkupit për gjestin e bukur.

Futboll dhe mikpritje. Ashtu siç duhet të jetë gjithmonë.

Kjo ishte miqësorja midis dy ekipeve shqiptare, por që garojnë njëra në Dardani dhe tjetra në Iliridë.

Share: