Rudi Vata, ish-kapiteni i Kombëtares, në një lidhje telefonike për “Report Tv”, komentoi garën për kreun e FSHF.

Shkodrani e cilësoi garën si interesante, ndërsa kandidatët si njerëz që dinë si fitohet…në Shqipëri.

 

Më duket një garë interesante, një garë njerëzish të cilët normalisht dinë si funksionon ambienti shqiptar, dihet si fitohet në Shqipëri, dinë si luhen prapaskenat, jo çdo gjë është e rregullt dhe transparente. Bashkimi me platformën e tij më duket si një njeri që flet me pasion, me zemër, duket sikur i ka të vërteta ato që thotë, çka nënkupton se do i realizojë ato dhe futbolli shqiptar do rritet”, u shpreh Vata.

Vata, i cili kandidoi përballë Dukes para katër vitesh dhe humbi, shpjegon nevojën e një ndryshimi thelbësor të futbollit shqiptar.

“Nuk mund të ketë një garë të rregullt, të pastër në një vend si Shqipëria. Përderisa Shqipëria si një vend ku është instaluar në 27 vjet moskandidimi i vlerave, por njerëzit janë mbështetur nga politika, njerëzit janë bërë të suksesshëm përmes politikës dhe jo përmes vlerave, pra do ketë brenda blerjet, shitjet, tradhtitë e sigurisht që do ketë edhe korrupsion, ekziston në të gjitha fushat, shëndetësi, gjyqësor, e s’kishte si të qëndronte jashtë futbollit”.

Në fund një batutë për kampionatin kombëtar.

Kampionati shqiptar dihet që është i korruptuar, nuk shoh futbollistë të lumtur, nuk shoh tifozë në stadiume. Futbolli shqiptar është bërë si ato këpucët e Migjenit dhe ka nevojë për një ndryshim absolut”, përfundoi Rudi Vata.

Tags:
Share: