Kosova është në kërkim të një trajneri pas largimit të Albert Bunjakit. Gjatë kësaj periudhe janë lakuar shumë emra, mes tyre edhe ai i Rodolfo Vanolit.

Italiani ka pranuar në mediat e vendit të tij se është kontaktuar dhe pret zhvillimet e mëtejshme, teksa kë theksuar se ka vendosur kushtet e tij nëse do të bashkëpunojnë.

“Njerëz pranë Federatës më kanë kontaktuar dhe jam treguar i gatshëm të marr drejtimin. Natyrisht, kam thënë “po”, por me disa kushte, sepse Kosova është një përfaqësuese e re, ku duhet rindërtuar gjithçka, ndaj duhen disa kushte për të punuar. Ne italianët çojmë jashtë Italisë filozofinë dhe mentalitetin tonë. Do të më pëlqente të nisja këtë rrugëtim me një përfaqësuese të re dhe që synon nivele të rëndësishme”.

“Kosova ka nevojë për një qendër teknike si Koverçano, për të zhvilluar grumbullime të rëndësishme. Kam pasur fatin të njihem me Behramin, kam biseduar për të kuptuar shumë gjëra”.

Tags:
Share: