Ekipi spanjoll, Valencia, duket se ka arritur marrëveshje me mesfushorin e Arsenalit, Francis Kokelin. Mesfushori francez u shpall lojtari më i mirë i “topçinjve” sezonin e shkuar, por këtë sezon po vuan të gjejë hapësira në formacionin e Arsen Venger.

24-vjeçari ka kërkuar të largohet dhe Valencia është futur menjëherë në garë për shërbimet e tij. Mediat spanjolle e bëjnë të sigurt transferimin e francezit në Spanjë.

Sipas tyre, Valencia do të paguajë plot 22 milionë paundë për të marrë shërbimet e mesfushorit difensiv, Francis Kokelin.

Share: