Mesfushori i Borusia Dortmundit, Julian Vajgël, është kthyer në objektivin kryesor të Mançester Sitit. Gjermani pëlqehet shumë nga tekniku spanjoll Guardiola, i cili kërkon të gjejë një zëvendësues të Jaja Ture.

Vajgël po luan rregullisht tek Dortmundi dhe pritet të jetë pikë kyçe edhe për Gjermaninë në botëror. Flitet se ka pasur një ofertë zyrtare nga ana e “Citizens” për lojtarin e Dortmundit, por nuk ka asgjë konkrete përsa i përket shumës së ofruar.

Vajgël është pikërisht lojtari që i duhet Guardiolës, pasi është i aftë të gjejë hapësira dhe të adaptohet mjaft mirë më stilin “tiki-taka” që tekniku spanjoll aplikon.

Share: