Sportisti më i madh i të gjitha kohërave, bazuar në medaljet olimpike që ka fituar, Usain Bolt nuk është më rekordmbajtësi i “Tre tripletave”, tre medale të arta në 3 Olimpiada të ndryshme.

Njeriu më i shpejtë në botë tashmë ka një medalje të artë më pak, sepse Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka konfirmuar se xhamajkani Nesta Karter ka rezultuar pozitiv për doping në Lojrat Olimpike Pekin 2008, çka do të thotë se Xhamajkës i hiqet medalja e artë e fituar në stafetën 4×100 metra, ku morën pjesë Kartet dhe Bolt.

Komisioni i Disiplinës ka vendosur që e gjithë skuadra të skualifikohet, ndaj Xhamajka e humbet atë medalje të artë.

Kështu, Bolt zbret në 8 medalje të arta.

Tags:
Share: