Ditëlindje dhe momente kenaqësie në kampin interist. Zhoao Mario feston 25-vjetorin e lindjes dhe shokët e tij nuk e lënë pa “dhuratë”. E njëjta si në rastin e mbrojtësit Santon.

Ikardi ka postuar një video në faqen e tij në “Instagram” ku interistët “festojnë” ditëlindjen e portugezit.

Disa futbollistë zikaltër rrethojnë mesfushorin, njëri e mbërthen dhe të tjerët hapin dhuratat…vezë dhe miell mbi kokën e Zhoao Marios. Siç ndodhi me Santon. Ashtu siç e do “tradita” zikaltër.

 

Share: