Presidenti i Bajern Mynihut, Uli Hënes, ka folur për mediat gjermane në lidhje me merkaton që ekipi i tij bëri në verë, si dhe për objektivat që kanë bavarezët në merkaton e janarit. Presidenti u shpreh i lumtur me transferimin e Hamez Rodrigezit, si dhe siguroi që Renato Sançez nuk do të rikthehet të Bajerni në janar.

I pyetur nga gazetarët edhe për çështjen Nejmar, Hënes tha: “Nuk mendoj se Nejmar vlen 100 milionë euro, prandaj dolëm nga gara për ta blerë atë. Maksimumi, ai mund të kushtojë deri në 70 milionë euro. Në janar nuk do të kemi shumë ndryshime. Toliso është ambientuar mirë dhe së bashku me Rodrigezin i kanë dhënë kualitet mesfushës”,- mbylli presidenti bavarez.

 

2

Share: