Rivaliteti mes Skënderbeut dhe Flamurtarit nuk mbaron asnjëherë. Në ndeshjen që po luhet, tifozët korçarë kanë nxjerrë një banderolë të madhe, në të cilën thumbojnë vlonjatët. Këta të fundit krenohen me paraqitjet në Europë në vitet ’90. Ai ishte një Flamurtar i mrekullueshëm dhe eleminonte ekipe si Partizani i Beogradit. Por jo vetëm kaq. Vlonjatët përballeshin dy herë me Barcelonën. Spanjollët kalonin më tej, por sfidat ishin të paharrueshme. Në katër ndeshje, Flamurtari numëron një fitore, dy barazime dhe një humbje përballë spanjollëve. Përballë Barcelonës. “E pabesueshme”…

Titulli ka zbritur vetëm një herë në Vlorë në vitin 1991, ndërsa korçarët krenohen me arritjet e viteve të fundit. Shumë tituj rresht dhe arritje në Europë si asnjë ekip tjetër shqiptar. Vetëm Skënderbeu në grupet e “Europa League”. Para dy sezonesh për herë të parë, për të përsëritur sivjet të njëjtën gjë. Rekord absolut. Askush si Skënderbeu…

Vazhdojnë ëndrrat te krevati, Barcelona Beogradi. Europën nuk shikoni, kampionatin ta harroni“, shkruhet në banderolën e tifogrupit, “Ujqërit e Dëborës”.

Flamurtari krenohet me të kaluarën, ndërsa bardhekuqtë shijojnë të tashmen. Lufta në distancë vazhdon.

 

 

skenderbeu-flamurtari-banderole

 

Share: