Kukësi Skënderbeu dhe Shkëndija e Tetovës luajnë ndeshjet e kthimit në kompeticionet Europiane, teksa kanë përballje të rëndësishme dhe shanset e tyre janë të mira për të kaluar më tej, sidomos për tetovarët dhe korçarët.

UEFA së fundmi ka zbardhur edhe arbitrat që do të gjykojnë ekipet tonë të mërkurën dhe të enjten. Më poshtë kemi publikuar katërshet e gjyqtarëve të përzgjedhur.

UEFA CHAMPIONS LEAGUE
E mërkurë, më 19 korrik, ora 19:30
Stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan

Kukësi – Sherif Tiraspol
Gjyqtarë: Irfan Peljto, Davor Beljo, Amer Macić, Haris Kaljanac (BIH)

EUROPA LEAGUE
E enjte, më 20 korrik, ora 20:00
Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë

Skënderbeu – Kairat Almati
Gjyqtarë: Jens Maae, Henrik Larsen, Elvis Boric, Jørgen Burchardt (DEN)

E enjte, më 20 korrik, ora 18:00
“Helsinki Football Stadium”, Helsinki

Helsini – Shkëndija e Tetovës
Gjyqtarë: Gunnar Jarl Jónsson, Andri Vigfusson, Birkir Sigurdarson, Ivar Orri Kristjansson (ISL)

Share: