Përveç problemeve brenda fushës së lojës, Milanit i duhet të përballet dhe me problemet jashtë saj. Në merkaton e verës, presidenti i ri i Milanit, shpenzoi shifra të çmendura për të afruar në ekip disa lojtarë cilësorë, por UEFA nuk e njohu buxhetin e presidentit kinez. Kështu që u detyrua të marrë hua në disa kompani të huaja, të cilat presin akoma të kompensohen.

Presidenti i Milani kërkoi më shumë kohë në mënyrë që t’i kompensojë këto kompani, por UEFA-s duket se i ka sosur durimi dhe nuk do të presë më. Nuk dihet ende se si do të operojnë drejtuesit e ekipit italian, por një gjë është e sigurtë. Problemet tek Milani nuk kanë fund.

Këtë sezon pritej që Milani të rikthehej në majat e futbollit italian, por problemet e vazhdueshme si brenda, ashtu dhe jashtë fushës së lojës kanë bërë që Milani të cilësohet si një ekip “mediokër” nga mediat italiane.

Share: