Uefa ka ndëshkuar dy mbrojtësit e Mançester Junajtid sepse kanë shkelur rregulloren e dopingut pas finales së Europa Ligë, ku fituan kundër Ajaksit.

Dy të ndëshkuarit janë Fil Xhons dhe Dalei Blind. Anglezi është pezulluar dy ndeshje pasi ka ofenduar të dërguarit e UEFA-s për testet anti-doping ndërsa holandezi është gjobitur me 5000 euro sepse nuk ka pranuar të kryeje testin me arsyen se dëshironte të festone me shokët.
Edhe Djajtë janë gjobitur me 10.000 euro.
Në Superkupën e Europës kundër Real Madridit që zhvillohet me 8 gusht, Mançesteri do të ketë dy mungesa të mëdha si ajo e Xhonsit dhe Erik Beilit që është i pezulluar.

Share: