Një tjetër organizim në Shqipëri. UEFA i ka besuar FSHF-së organizimin e ndeshjeve për kualifikueset e Evropianit të 17-vjeçarëve, konkretisht përballjet e grupit 8, ku garon Shqipëria.

Sot është hedhur edhe shorti në Nion të Zvicrës dhe u ka rezervuar kuqezinjve të vegjël rivalë si Çekia, Norvegjia dhe Azerbajxhani.

Dy ekipet e vendit të parë kalojnë në Elitë Rounde, ndërkohë që më tej bëjnë edhe katër ekipet më të mira të renditura në vendin e tretë. Në total janë 13 grupe.

Kombëtarja e drejtuar nga Xhemal Mustedaganiç do të zhvillojnë disa miqësore për të qenë gati për këto kualifikuese, ndërkohë që takimet në grup do të zhvillohen në periudhën 23-29 tetor 2018. Takimet zhvillohen më 23, 26 dhe 29 tetor.

 

Share: