Tirana do të ndërhyjë në merkato në janar, por mbetet për t’u parë se cilat do të jenë afrimet. Afrika mbetet tregu i preferuar i bardhebluve dhe më konkretisht Kenia, ku te kampionët e Gor Mahia janë “piketuar” disa futbollistë.

Në mediat në Kenia është raportuar se Keneth Muguna e ka arritur marrëveshjen me bardheblutë, ndërkohë që tanimë ka lajme të tjera në lidhje me merkaton e Tiranës.

Godfrej Ualisimbi, 28-vjeçari i krahut të majtë të mbrojtjes pritet që shumë shpejt të mbërrijë në kryeqytet shkruan “Sport Ekspres”. Mbrojtësi edhe pjesë e përfaqësues së Ugandës, ndërkohë që afrimi i tij me shumë mundësi do t’i hapë rrugë largimit të Hoxhallarit, për të cilin ka disa oferta.

Ualisimbi është një lojtar që Ze Maria e njeh mirë dhe konsiderohet nj lojtar me vlera, që do t’i bashkohej “kolonisë” nga Uganda te Tirana, ku aktualisht luajnë edhe Tono Mauexhe dhe Junus Sentamu, të cilët kanë spikatur me lojën e tyre.

Share: