Bota e çiklizmit është tronditur ditën e sotme nga një tragjedi e madhe. Është ndarë nga jetë çiklisti i njohur italian, Mikele Skarponi në moshën 37 vjeçare.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në qytezën e Filotranos ku Skarponi kishte edhe banesën e tij. Sipas mediave italiane, sportisti ishte mbi biçikletë në çastin kur një furgon e përplasi teksa ishte duke kaluar një kryqëzim.

Mikele Skarponi sapo ishte bërë kapiten i skuadrës kazake të Astanës në çiklizëm, teksa në vitin 2011 fitoi edhe xhiron e Italisë pas skualifikimit të Alberto Kontadorit, teksa ishte bërë çiklist profesionist qysh prej vitit 2002.

Share: