Pushimi i janarit u shërben skuadrave për të kryer lëvizjet e nevojshme në skuadër qofshin këto afrime apo largime. Në bazë të kësaj, skuadrat e shfrytëzojnë këtë periudhë për të “kolauduar” skuadrën, ose për të parë më mirë afrimet e bëra, dhe e vetmja mënyrë është zhvillimi i testeve miqësore.

 Sot disa nga skuadrat zhvilluan disa miqësore. Kështu, Laçi dhe Dinamo u përballën në kompleksin e ekipeve Kombëtare në Kamzë, dhe skuadrat u ndanë në barazim 1-1. Për Laçin shënoi, Xhixha, ndërsa për Dinamon Allmuça. 

Takimi tjetër i zhvilluar sot, ishte ai midis Bylis dhe Albpetrol, skuadra mallakastriote arriti të fitonte këtë ndeshje me rezultat minimal, me golin e vetëm të Muratajt. 

Tërbuni u përball me Vllazninë U-19, një ndeshje që ishte kryesisht e të rinjëve (lojtarëve në provë) dhe vetëm për 25 minuta u aktivizuan titullarët. Ky takim përfundoi me shifrat 4-4. Për pukjanët shënuan, Blinishta, Hoxha, Gjini dhe Shaba.

Share: