Përforcime dhe shitje. Te Tirana po i bëjnë të dyja. Ofertat për 20-vjeçarin Albi Doka nuk mungojnë.

Siç citon “Panorama Sport”, një ekip i ligës së parë francezë kërkon shërbimet e mbrojtësit. Tirana po bisedon me francezët, por kaq. Asnjë informacion më shumë. Bardheblutë kanë frikë mos bisedimet dështojnë, prandaj duan të mbyllin gjithçka në heshtje.

Dy ekipe të tjera interesohen për të. Osijeku i Kroacisë dhe Liferingu i Austrisë.

Tirana preferon ta shesë këtë sezon merkato mbrojtësin dhe për të marrë shërbimet e Dokës, duhen 250 mijë euro. Kjo është shuma që bind bardheblitë për ta lënë të lirë.

Tags:
Share: