Derbi mes Trepçës dhe Trepçës ’89 është fituar nga të parët, që arritën në pjesën e dytë të takimit të shënonin dy herë me Sahitin e Ahmetin.

Në fundi kryesuesit e kampionatit arrijnë të shënojnë fillimisht me Hajdarin e më pas me Hysenin, duke barazuar shifrat në 2-2, çka bëri që ndeshja të shkonte në shtesë.

Pas 30 minutave shtesë nuk pati asnjë gol dhe ekipi që do të kalonte në gjysmëfinale u vendos nga pika e bardhë e penalltisë, aty ku portieri Tahiri ishte një hero, pasi neutralizoi goditjet e Idrizit dhe Hasanit.

Me rezultatin 4-3, ishte Trepça ajo që garantoi kualifikimin në fazën gjysmëfinale të Digitalb Kupa e Kosovës.

DIGITALB KUPA E KOSOVËS – Faza çerekfinale

Trepça – Trepça 89’ 2-2 (4-3)
Shënues:
Sahiti 50’, Ahmeti 79’ / Hajdari 88’, Hyseni 93’

(Penalltitë: Voca (G), Prekopuca (G), Avdyli (G), Prishtina (G)/ Idrizi (J/G), Hasanit (J/G), Hajdari (G), Potoku (G), Izmaku (G)

 

Share: