Trepça ’89 shpallet kampione e Kosovës. Ekipi nga Mitrovica ka fituar për herë të parë titullin kampion dhe në këtë mënyrë siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Trepça ’89 dominoi totalisht sezonin futbollistik në Kosovë, teksa pas fitores së sotme ndaj Besës së Pejës siguruan edhe matematikisht titullin kampion. Mitrovicasit fituan me rezultatin 2-0, teksa ekipi pejan u paraqit me ekipin e të rinjve për shkak se lojtarët kanë bojkotuar për pagat.

“Meritë” për këtë sukses ka edhe klubi i Skënderbeut, i cili i ka huazuar klubit të Mitrovicës njeriun-gol të këtij sezoni, nigerian Oto Xhon. Ky i fundit ka shënuar sot golin e parë në suksesin 2-0 ndaj Besës, duke çuar në 11 bilancin e tij personal për këtë sezon në huazim te skuadra kosovare, para se të kthehet në verë te korçarët.

Share: