Trepça ’89 është pjesëmarrëse për herë të parë në Champions dhe shorti i ka rezervuar si kundërshtarë në turin e parë kampionët e Ishujve Faroe,  Vikingur.

Kundërshtari i skuadrës nga Mitrovica është një klub i ri, i formuar vetëm në vitin 2008 dhe shihet si një rival që mund të kalohet, çka do t’i sillte të ardhura të mëdha skuadrës kosovare.

Vikinguri është për të dytin vit radhazi kampion në Ishujt Faroe, ndërkohë që më parë ka fituar 5 herë Kupën dhe Superkupën në tre raste.

treoca-shorti

Share: