Trepça ’89 mund të luajë në turin paraeliminator të Ligës së kampioneve, pasi UEFA e ka licencuar kampionen e Kosovës, ashtu si edhe tre klube të tjera që i kanë plotësuar kushtet.

Kështu, është Prishtina, Feronikeli dhe Llapi kanë marrë “OK”-in nga institucioni më i lartë i futbollit evropian, por ka pasur edhe klube që kanë “mbetur në klasë”.

Konkretisht Besa e Pejës dhe Liria e Prizrenit nuk i kanë plotësuar kriteret për t’u licencuar nga UEFA për këtë sezon.

Share: