Vala Superliga e Kosovës do të transmetohet drejtpërdrejt në Supersport Kosova, pasi Digitalb ka fituar të drejtën e transmetimit me ofertën e bërë.

FFK ka njoftuar se Digitalb ka bërë ofertën më të mirë: 550 mijë euro për sezonet 2018-2019 dhe 2019-2020.

“Sot, më 25 shtator, Komisioni i FFK-së në përbërje Agim Ademi, kryetar, Arianit Ahmeti dhe Diturie Hoxha anëtare, hapi dhe vlerësoi ofertat e Kompanive televizive, të cilat kishin ofertuar për të drejtat televizive për Vala Superligën e Kosovës për edicionet garuese 2018/2019 dhe 2019/2020. Komisioni në hapje publike e në prani të dy kompanive konkurruese hapi ofertat dhe konstatoi: 

Kompania “Artmotion” SHPK nga Prishtina kishte ofruar për të dyja edicionet garuese 314 mijë euro, ndërsa Platforma televizive dixhitale “DigitAlb”, për të dyja edicionet kishte ofruar shumën prej 550 mijë euro. Duke konstatuar se DigitAlb kishte bërë ofertën më të mirë, Komisioni mori vendim që në edicionet garuese 2018/2019 dhe 2019/2020 të drejtën për transmetim  televiziv të ndeshjeve të Vala-Superligës t’ia besojë kompanisë “DigitAlb”. Pas marrjes së vendimit, kryetari i Komisionit z. Ademi, ka falënderuar kompanitë pjesëmarrëse, ndërsa ka përgëzuar DigitAlb-in për një ofertë të kënaqshme”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

 

Share: