Eros Grezda vazhdon të shkëlqejë tek Osijeku në Kroaci, ndërkohë që në janar mund të ndryshonte skuadër. Mediat kroate raportuan për një ofertë të Dinamos së Zagrebit dhe u fol asokohe edhe për shifra konkrete.

Në fundjavë Grezda i shënoi gol Dinamos, por Osijek u mposht në këtë takim, ndërkohë që anësori i Shqipërisë ka zbuluar se pse nuk u bë i mundur transferimi i tij, edhe pse marrëveshja mes klubeve u arrit.

“Unë arrita një akord financiar për pagën me Dinamon, do të përfitoja rreth 500 000 euro në vit. Për kartonin tim ka një klauzolë prej 2.5 milionë eurosh dhe ata ishin të gatshëm ta paguanin. Mirëpo, Osijek insistoi që të mos më lejonte të largohesha dhe duke qenë se mes presidentëve të dy klubeve ka një marrëdhënie shumë të mirë, transferimi nuk u bë”, ka thënë Grezda në “Panorama Sport”, duke theksuar se i ka ngelur disi peng për shkak se do mund të shpallej kampion me Dinamon.

Share: