Milot Rashica dhe Vitese nuk do ta kenë të gjatë së bashku, pasi për sulmuesin anësor të holandezëve ofertat janë të shumta dhe tashmë ka edhe një çmim për të, që është rritur gati me 50% në krahasim me një vit më parë.

Mediat në Holandë raportojnë se Rashica mund të largohet që këtë muaj nga Vitese për shumën e 10 milionë eurove (6 milionë euro kushtonte në verë).

Momentalisht klubi i interesuar për Rashicën është Hanoveri, që kërkon të shfrytëzojë faktin që Altin Lala është menaxheri i tij, por te Vitese mendojnë të përfitojnë nga shitja një shumë të konsiderueshme.

Në fakt në klubin holandez e shohin si të udhës që futbollisti nga Vushtrria të qëndrojë deri në fund të sezonit te Vitese. Sa i takon pistës konkrete të Hanoverit, raportohet se deri më tani nuk ka asnjë interesim zyrtar nga ana e klubit gjerman dhe gjithçka është në kuadrin e fjalëve.

Share: