Kristian Panuçi ka shumë gjasa të jetë trajneri i ri i Shqipërisë, por Federata Shqiptare e Futbollit, sa duket e kontaktuar nga media të ndryshme për të konfirmuar teknikun që do të pasojë De Biazin, ka dalë me një njoftim ku sqaron vetëm diçka: emri i trajnerit të ri do të zyrtarizohet pas disa orësh.

“FSHF NUK KA ZYRTARIZUAR ENDE TRAJNERIN E ARDHSHEM TE EKIPIT KOMBETAR

FSHF kërkon të bëjë me dije opinionin publik që vazhdon intensivisht negociatat intensive për trajnerin e ardhshëm të ekipit kombëtar të futbollit. Asgjë për momentin nuk është zyrtarizuar apo konfirmuar, teksa presidenti Duka vijon negociatat e tij me kandidatet përkatës për trajnerin e skuadrës përfaqësuese të futbollit. Në orët në vijim do të konfirmohet zyrtarisht zgjedhja e FSHF për drejtimin e pankinës kuqezi të kombëtares. Nëpërmjet kanaleve tona të komunikimit në orët në vazhdim do të bëhet publike çdo gjë. Ju faleminderit!”, shkruhet në faqen zyrtare në “Facebook” të Federatës.

Tags:
Share: