Nuk ndalen sulmet e Gor Mahia kundër Tiranës dhe futbollit shqiptar. Bardheblutë kanë arritur akordin me dy futbollistët e ekipit kenian, Musa Muhamed dhe Kenet Muguna.

Ndërsa Muhamed është një lojtar i lirë, pasi i ka mbaruar kontrata, ndryshon situata me Mugunën.

Lojtari ka dhe tri vite kontratë me Gor Mahia. Tirana ka bërë oferten e saj te klubi i Gor, por kenianët janë të “acaruar”.

Sipas tyre Tirana nuk ka vepruar në mënyre korrekte, pasi kanë biseduar me lojtarin pa dijeninë e tyre.

Madje tekniku anglez i Gor Mahia, Dilan Ker, ka reaguar në mediat vëndase.

“Muguna mesa duket e ka ndarë mendjen për tu larguar. Gjithashtu ka ardhur momenti dhe për Muhamed të provojë një eksperiencë të re. Por me gjithë respektin, nuk mendoj se Shqipëria është një opsion i mirë për t’u përmirësuar.”

Share: