Skënderbeu ritakohet sërish me Dinamon e Zagrebit në fazën e play offit, por këtë herë për në Europa Ligë, pasi para dy vitesh luanin për Champions Ligë dhe kroatët i fituan të dy ndeshjet me rezultatin e përgjithsëm 6-2 (4-1 dhe 2-1).

Por pas dy vitesh kanë ndryshuar shumë gjëra dhe këtë gjë e shpreh edhe trajneri kroat Mario Cvinatovic në një prononcim për faqen zyrtare të klubit.Gjithashtu ai thekson se nuk ka asnjë ekip favorit në këtë përballje.

“Nuk mund të them dot që tani se cila skuadër është favorite në këtë përballje. Jam duke menduar vetëm për skuadrën time dhe për ta përgatitur sa më mirë takimin e parë kundër Skënderbeut.

Kemi luajtur kundër tyre dy vjet më parë dhe u kualifikuam me sukses. Megjithatë, dy vjet do të thotë shumë në futboll dhe sigurisht që ekipi i Skënderbeut ka ndryshuar shumë.

E respektoj maksimalisht Skënderbeun. Është një klub që ka bërë ligjin për shumë vite në kampionatin shqiptar. Eliminuan Mlada Boleslav dhe kjo gjë tregon se Skënderbeu është një ekip cilësor, u shpreh Cvinatovic për faqen zyrtare të Dinamos së Zagrebit.

Share: