Ugo Ehiogu, ish-futbollisti Aston Vilës dhe Midëllsbrout, i cili numëron 355 ndeshje në Premier Ligë, është ndarë nga jeta në fushën e blertë, teksa drejtonte skuadrën U23 të Totenhemit, ku edhe ai ushtronte profesionin si trajner vitet e fundit.

Ehiogu ka pësuar një atak kardiak dhe nuk ka mjaftuar ndihma e shpejtë dhe dërgimi me urgjencë në spital, pasi 44-vjeçari ka ndërruar jetë.

Ndarjen e tij nga jeta e ka njoftuar klubi i Totenhemit, që shkruan në nj deklaratë për shtyp:

 “Me trishtim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Ugo Ehiogut, trajneri i ekipit tonë U-23. Ugo mori ndihmën e shpejtë pas një ataku kardiak në qendrën tonë stërvitore, ndërsa u nda nga jeta në spital, mëngjesin e sotëm. Klubi i dërgon ngushëllimet më të thella familjes, që në këtë moment të vështirë ka kërkuar privatësi”.

Ndërkohë, Aston Vila, ish-ekipi i Ehiogut, do të mbajë një minutë heshtje para derbit me Birmingamin.

Tags:
Share: