Torino ka bërë një lëvizje të fundit në merkato, duke huazuar sulmuesi shqiptar Ador Gjuci në Lega Pro, sigurisht me synimin që ai të ketë hapësira për t’u aktivizuar, çka do t’i shërbejë për t’u rritur si lojtar.

19-vjeçari që luan në krahun e majtë të sulmit do të jetë pjesë e Akragas deri në qershorin e vitit 2018 dhe do mundohet ta shfrytëzojë këtë eksperiencë që Torino më pas ta mbajë në ekipin e parë.

Torino e ka afruar Gjucin në verën e vitit 2015 nga Rexhina dhe gjatë kësaj periudhe ai është aktivizuar me ekipin e të rinjve dhe tashmë huazimi është parë si zgjidhja më e mirë për sulmuesin.

Share: