Numri i futbollistëve shqiptarë në Itali sa vjen e rritet, ndërkohë që këtë verë ishte sulmuesi Kleis Bozhanaj që nga Internacional Tirana kaloi tek Empoli.

Sulmuesi shkëlqeu në kualifikueset e Europianit me Shqipërinë U19, ndërkohë që një tjetër klub i Serisë A po vëzhgon një talent tjetër, shkodranin Selajd Hoti.

17-vjeçari luan si sulmues krahu ose si sulmues i dytë dhe aktualisht është pjesë e FC Çervo. Për të interesohen disa klube, Torino, Virtus Entela dhe Xhenoa ku është provuar për disa ditë.

Kompania DM Football Management, themeluar nga Daniele Mura, menaxhon futbollistin. Kjo kompani ka “piketuar” edhe portierin Alen Sherri për ta transferuar në Itali.

Share: