Tomori ishte hedhur në sulm për të gjetur një portier dhe gjatë kësaj periudhe në klubin beratas ishin diskutuar shumë emra për të mbrojtur katërkëndëshin.

Fillimisht iu bë një ofertë Malit të Pogradecit, por pati një stepje nga ana e beratasve, ndërkohë korçari rinovoi kontratën. Së fundmi u kërkua Fabio Gjonikaj, i cili është pjesë e Kamzës, që nuk e la të lirë portierin

Zgjidhja është gjetur, pasi është kthyer portieri Mikel Kaloshi, që u prezantua në Kosovë me Lirinë e Prizrenit, por që ka bërë prapaktheu dhe do të luajë edhe për nj vit në Berat. Sot ai ka firmosur kontratën dhe është prezantuar.

Kaloshi duke u prezantuar te Liria e Prizrenit
Kaloshi duke u prezantuar te Liria e Prizrenit
Share: