Aldo Mitraj u largua para pak ditësh nga skuadra e Erzenit dhe tashmë është konfirmuar skuadra e tij e re për pjesën e dytë të sezonit.

Për shërbimet e sulmuesit interesoheshin edhe te Burreli, por beratasit e kanë bindur sulmuesin me ofertën e tyre.

Mitraj ka një eksperiencë të madhe në futbollin tonë, pasi ka luajtur me Apoloninë, Partizanin dhe Laçin në Superiore. Vjet ishte pjesë e Sopotit dhe Bylisit në të Parën. Për Mitrajn ky është një rikthim te Tomori, pasi ka luajtur edhe më parë aty, madje edhe në elitë.

Trajneri Gersi Arbri e njeh mirë atë dhe beson se me eksperiencën e tij mund ta ndihmojë skuadrën beratase në pjesën e dytë të sezonit.

 

 

mitraj-tomori

 

 

Share: