Tomori po kalon në sitë shumë emra, teksa trajneri Sentiliano Dule së bashku me drejtuesit kërkojnë të bëjnë disa afrime.

Në sulm shkodrani Jasmin Raboshta është objektivi kryesor, por në listën e tyre është edhe Albi Çekiçi e Armand Pasha.

Veç sulmit, beratasit duan edhe lojtarë në prapavijë dhe Miklovan Pere është një nga objektivat.

Sipas “Panorama Sport”, bisedimet me të kanë nisur, ashtu si me Andi Selimajn, që vjet ishte pjesë e skuadrës së Turbinës, nga ku është larguar me përfundimin e kampionatit.

Share: