Një tjetër skandal ka dalë në futbollin e Kosovës, teksa “indeksionline.net” ka publikuar një video ku trajneri i Ballkanit u thotë lojtarëve se u është thënë të tolerojnë ndeshjen ndaj Ramiz Sadikut.

Kjo, sipas trajneri Gëzim Hasi, është kërkuar nga ana e kryetarit Florim Kryeziu, por lojtarët kanë vendosur të luajnë drejt dhe e kanë fituar takimin 2-1.

Vetë trajneri ka qenë në siklet në momentin që ua ka komunikuar urdhrin lojtarëve, të cilët kanë kërkuar që vetë kryetari i klubit t’ua komunikonte diçka të tillë.

Share: