Tirana ka prezantuar lojtarin më të ri në rradhët e saj. Kështu, mesfushori Hardi Binguila ka firmosur sot duke nënshkruar kontratën për tre vitet e ardhshme si futbollist i bardhebluve.

21-vjeçari ka marrë numrin 10 në fanellë, ndërsa dje Binguila është bashkuar me skuadrën në stërvitje dhe këtë fundjavë në ndeshjen ndaj Pogradecit do të jetë i gatshëm për trajnerin Ze Maria. Vetë Binguila, në prononcimin për faqen zyrtare të KF Tirana, shprehet se është i lumtur që ka firmosur me bardheblutë.

“Jam i lumtur që jam këtu dhe për aventurën e re. Tirana është një klub i madh.

Merveil më ka treguar për atmosferën e mirë, futbollin cilësor dhe atmosferën që krijojnë tifozët. Mezi pres të luaj dhe premtoj më të mirën time”,-u shpreh lojtari më i ri i Tiranës, Hardi Binguila.

Tags:
Share: