Tirana të dielën luan ndeshjen e radhës ndaj Pogradecit në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”, ndeshje që nuk do të jetë aspak e lehtë për bardheblutë, të cilët vuajtën edhe në ndeshjen e parë me Ilirinë në kryeqytet.

Gjithsesi objektivi është fitorja dhe do kërkohet të merret me çdo kusht. Ditën e djeshme në kryeqytet ka mbërritur edhe Hardi Binguila, mesfushori 21-vjeçar i Kongos, që ka qenë pjesë e Okserit dhe ka luajtur me ekipin e dytë të francezëve në Nacional 2, që është liga e katërt në renditje.

Binguila konsiderohet si goditja e merkatos së verës dhe pritshmëritë janë që të zëvendësojë Mervejl Ndokit, madje pretendohet se është edhe me i mirë.

Share: