Pas plot 5 vitesh, Tirana në basketboll për meshkuj është shpallur ditën e sotme kampione e Shqipërisë.

Ekipi bardheblu ka rikthyer titullin në kryeqytet, teksa mbrëmjen e sotme ka mposhtur rivalët e Vllaznisë që prej tre vitesh dominonte në këtë sport.

Dominim absolut i Tiranës në këto finale, sepse seria u mbyll 3-0, me fitore të pastra të bardhebluve.
Ndërkohë, ka qenë një atmosferë e jashtëzakonshme ajo që u krijua nga tifozeria e zjarrtë e Tiranës, erdhi fitorja e titullit, 87-80, me një kryesim të pandalshëm deri në fund.img_0092

Superiore Tirana, me Shima, Grifin e Hysenagolli që zhvilluan një ndeshje të madhe, ndërsa Vllaznia u mundua shumë, por në periodën e katërt shkëputja e Tiranës u bë shumë e madhe, me përpjekje të kota të shkodranëve për tripikësha.

Kupë, Superkupë e tani titull: sezon ëndrrash për Tiranën e basketbollit!

Share: