Tirana luan sot ndeshjen e dytë në kampionatin e së Parës, teksa prej orës 15:00 do të përballet me skuadrën e Pogradecit në stadiumin “Gjorgji Kyçuku”.

Ndërkohë nga kampi bardheblu ka lajme të reja në lidhje me merkaton, teksa sulmuesi nigerian Ifeani Ede nuk do të udhëtojë drejt kryeqytetit, pasi palët kanë ndërprerë kontratën.

Fillimisht u fol për një rinovim të kontratës mes palëve, por vonesat dhe numri i të huajve në ekip te Tirana kanë bërë që të ketë ndryshim planes.

Share: