Tirana nuk i ndahet merkatos në Afrikë dhe Gor Mahias, ish-ekipit të teknikut Ze Maria, që gjatë verës tentoi t’u merrte kenianëve tre lojtarë, por në fund nuk ia dolën për shkak se ishin nën kontratë.

Sërish janë hedhur në sulm për një sulmues dhe mediat në Kenia shkruajnë se tashmë mund të gjendet marrëveshja me Zhakes Tujisenge.

Sulmuesi qendror, 25 vjeç, luan me Kombëtaren e  Ruandës, është nën kontratë edhe për dy vite, por gjithçka do të mbyllej për rreth 30 mijë euro dhe në janar të vihej në dispozicion të stafit teknik.

Share: