Tirana kërkon sërish lojtarë për qendrën e mbrojtjes, edhe pse këtë verë ka afruar Uellison, Bishaj dhe Kalu. Trajneri Ze Maria gjithashtu ka në dispozicion për prapavijën ka në dispozicion edhe Turtullin dhe Zhivanajn, duke lënë jashtë liste Gentjan Muçën që ende nuk është gati për lojë dhe nuk dihet kur rikthehet.

Emri i ri që ka dalë në skenë është ai i Ervis Kajës. 30-vjeçari kavajas, pasi nuk ra dakord me skuadrën e Lushnjes, pati një ofertë nga Besa, ndërsa tani vjen edhe një prej bardhebluve.

Kaja ka qenë pjesë e 24-herë kampionëve të vendit në sezonin 2013-2014, duke u aktivizuar në 13 ndeshje (11 si titullar). Më pas kaloi tek Apolonia, për të veshur sezonin e fundit fanellën e Korabit.

Share: