Të gjithë në Antalia. Edhe Tirana. Në një prononcim në faqen zyrtare në “facebook”, klubi bardheblu ka konfirmuar fazën 12 ditorë në Antalia dhe miqësoret që do zhvillojë.
tirana
“Skuadra bardheblu do të zhvillojë përgatitjet dimërore në Antalia. Tirana do të lërë Shqipërinë në datën 13 janar për të zhvilluar një periudhë përgatitore në Turqi deri në datën 25 janar. Gjatë fazës përgatitore bardheblutë do të zhvillojnë dy ndeshje miqësore, përballë FC Tobol, skuadër e Premier Ligës së Kazakistanit dhe SKA Khabarovsk, skuadër e Superligës së Rusisë. Ndeshja e pare do të luhet në datën 18 janar, ndërsa ndeshja e dytë miqësore në datën 20 janar”. përfundon deklarata e klubit kryeqytetas. 
Ekipi bashkë me stafin do akomodohen në hotelin “Titanic Lara Resort”.

 

Share: