Tirana e ka mbyllur vitin me një tjetër fitore të rëndësishme. Sot, Bardh e blutë ishin mysafir në Kuçovë, aty ku u përballën me Naftëtarin e vendit të fundit. Skuadra e Ze Marias arriti të marrë një tjetër fitore me goleadë, duke arritur që të shënojë plot katër herë në portën e vendasve. Goli që hapi sfidën erdhi nga një penallti e shëndërruar në gol ng Karabeci. Gjashtë minuta më vonë, Ngoo shënon të dytin gol për Tiranën, që në shtesën e pjesës së parë shënën edhe të tretin, me autorë Sentamu. Në të dytën, Tirana “kursehet”, ndërsa vendasit vetëm sa janë për formalitet në fushë. Goli i vetëm i pjesës së dytë shënohet nga Bardhi, që vulos shifrat 0-4, e në këtë mënyrë i Tirana mer një tjetër fitore dhe tashmë kryeson bindshëm me +10 pikë, nga ndjeksi më i afërt Bylis, i cili luan nesër.

Share: