Është mbyllur në paqe ndeshja miqësore midis Tiranës dhe Lirisë së Prizrenit.
Rezultati i ndeshjes u mbyll në shifrat 3-3.

Të parët që kaluan në avantazh ishin bardheblutë me anë të Dokës i cili realizoi edhe një dopietë, ku golin e parë e shënoi në minutën e 25, ndërsa dyfishoi rezultatin në minutën e 53.

Më pas gjithçka foli për djemtë e Shkëmbit të cilët arritën ta përmbysin rezultatin brenda 24 minutash, Mustafa ngushtoi avantazhin në minutën 66, Korenica e barazoi në minutën 77-të, ndërsa Magani i kaloi në avantazh në minutën e 90-të. Por reagimi i Tiranës ka qënë mjaft i shpejtë, pasi brenda nj0 minutë kanë barazuar rezultatin me anë të Uellison.
Tirana-Liria 3-3
Shënues: Doka 25′, 53′, Wellison 91’/ Mustafa 66′, Korenica 77′, Magani 90′.

Tags: ,
Share: