PSG-ja udhëtoi drejt Gjermanisë mbrëmjen e djeshme për t’u përballur me gjigantët e Bajernit të Mynihut, kurse Nejmarit iu desh të përballej dhe me tifozët vendas.

Ylli brazilian është transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit. Transferimi i tij nga Barcelona drejt Parisit kapi shifrën e 220 milionë eurove dhe këtë gjë ia kujtuan edhe tifozët e Bajernit. Kur Nejmar po ekzekutonte një goditje nga këndi në minutën e 34′ të takimit, tifozët vendas i hodhën brazilianit kartmonedha false 500€ pranë tij.

Këto kartmonedha ishin indentike me kartmonedhat reale, por i vetmi ndryshim ishte se në kartmonedhat false ishte e stampuar fytyra e Nejmarit.

Braziliani i vuri re kartmonedhat që iu hodhën pranë dhe i shkelmoi ato, madje edhe duke shfryrë. Kjo gjë ndikoi dhe në paraqitjen e yllit të Parisit, pasi ai për asnjë moment nuk arriti të dilte në lojën e tij dhe pa ekipin të mposhtej me rezultatin 3-1.

Share: