Nisja e Lojërave Olimpike Dimërore 2018 dhe prezantimi i dy skuadrave shqiptare ka bërë të rikthehen të reagojnë Tifozat Kuq e Zi.

Në faqen e tyre në facebook ata jo vetëm urojnë për sukses për tre sportistët shqiptarë në këtë garë por kërkojnë edhe më tepër.

Ata ndihen keq kur shohin se vetëm 3 sportist shqiptar pjesëmmarës në këtë event: Erjon Tola dhe Suela Mëhilli (Shqipëri) dhe Albin Tahiri (Kosovë) përfaqësojnë dy skuadra të ndryshme dhe dy flamuj të ndryshëm.

Ata kanë kërkuar të ndiqet si shembull ekipi olimpik i Koresë, i cili me me 35 sportistë pjesëmarrës janë prezantuar bashkë dhe nën një flamur në ceremoninë e hapjes së Olimpiadës.

Statusi i plotë:

Korea e Veriut dhe ajo e Jugut po garojnë nën një flamur në lojërat olimpike me gjithsej 35 sportistë, (pavarësisht që rrethanat janë tjera në raport me Shqipërinë e Kosovën).
Shqiptarët me 2 flamuj dhe 3 sportistë.

Megjithatë suksese ekipeve shqiptare në olimpiadë me shpresën e dëshirën që në ngjarjet e tilla të përfaqësohemi nën një flamur.
#1komb

#1flamur

27994335_10216262061809353_1744887322_n

 

Share: