Vllaznia është mposhtu në debutimin e saj në UEFA Youth League, teksa është mundur në transfertë nga moldavët e Zimbru, që kanë shënuar tre herë në portën e skuadrës së drejtuar nga Luan Zmijani,

Stina ka shënuar që në pjesën e parë, që u mbyll me rezultatin minimal 1-0, ndërkohë që në harkon kohor të tre minutave kanë realizuar Dontu dhe Iurasco, por shkodranët kanë reaguar.

Në minutën e 86-të kanë fituar një penallti, që është kthyer në gol nga Pusi, çka i mban ata në lojë për të synuar kalimin e këtij turi.

Një fitore e pastër 2-0 e Vllaznisë në “Loro Boriçi” do t’u jepte mundësinë të përparonin dhe të synonin futjen në grupet e Champions për të rinj.

Zimbru – Vllaznia 3-1
Shënues: Stînă 23’, Donțu 77’, Iuraşco 80’/ Pusi 86’ (pen.)

Share: